Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 16 shtatorit në fshatin Cërmjan të Gjakovës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, E.P., 28-vjeçare, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, B.P., 24-vjeçar.
Pas raportimit, e reja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas përfundimit të procedurave fillestare, viktima ka zgjedhur të largohet nga banesa dhe është strehuar te familja e saj biologjike.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.