Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes së Suharekës.

Nga vendi i ngjarjes shihet tym i zi që ngrihet në ajër, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te përfshirja e kamionit nga flakët.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.