Një shofer në Prishtinë është identifikuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, pasi po drejtonte veturën me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, pas së cilës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Për përdorimin e targave që i përkisnin një automjeti tjetër, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndërsa për drejtimin e veturës me regjistrim të skaduar është gjobitur me 200 euro të tjera.

Në total, shoferit i janë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 700 eurosh.

Policia ka bërë të ditur se targat e përdorura janë sekuestruar.