Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.
Përmes një njoftimi, Konsullata ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me reshje të dendura.
Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen për situatën përmes burimeve zyrtare, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre.
Konsullata rekomandon kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në qytet, veçanërisht në zonat ku mund të paraqitet rreziku nga grumbullimi i ujit dhe përmbytjet.
Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën në numrin e telefonit: +90 531 105 63 91.