Droni Bayraktar ka fluturuar sot mbi Gjakovë, në orën 09:00 dhe 13:30.
Sipas sinjalizuesit të Sinjalit, fluturimi është vërejtur në këto dy orare.
Kosova kishte konfirmuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia në korrik të vitit 2023, kur kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vendi ishte pajisur me këtë teknologji ushtarake.
Bayraktar TB-2 është dron pa pilot i prodhuar në Turqi, i cili përdoret për misione ushtarake, përfshirë vëzhgimin dhe operacionet luftarake.
Pamje: