Policia ka realizuar më 9 tetor një urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj një personi të dënuar për “Vjedhje grabitqare në tentativë”.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:00, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë, njësia për realizimin e urdhëresave ka ndaluar Bajrush Sallahuun.
Pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të gjykatës për ekzekutimin e një dënimi prej 1 viti e 6 muaj burgim.
Sipas të dhënave të rastit, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar më herët nën masën e paraburgimit.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.