Dy persona janë ndaluar nën dyshimin se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj në Pejë.

Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores, për veprën penale “Grabitja”.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai ka njoftuar se pas rastit, u.d. Kryeprokurorja, së bashku me zyrtarë policorë, ka vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.