Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në ndërtimin e një shtëpie private në Mitrovicë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit janë evidentuar shkelje të masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, inspektorët kanë vendosur ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

Inspektorati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë zbatimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve.