Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 10:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren, ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga Njësiti për Menaxhimin dhe Kontrollin në Autostradë.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 10:00, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në segmentin Suharekë–Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore. Si pasojë, dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore. Njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll në Autostradë është marrë me rastin”, ka deklaruar Hoxha.