Dyshime për një mjet të dyshimtë janë ngritur te zona e “4 Llullave” në Prishtinë, ku dyshohet se mund të bëhet fjalë për një mjet shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes është parë Njësia për Deminim e Policisë së Kosovës, e cila po merret me rastin.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për bombë.