Protesta e mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë protestës ka ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për sjelljen paqësore dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë, sjellja e përgjegjshme e pjesëmarrësve dhe respektimi i udhëzimeve policore kanë kontribuar që protesta të zhvillohet dhe të përfundojë pa incidente.