Një person dyshohet se ka vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se rasti lidhet me një therje me thikë, ndërsa rrethanat e plota ende nuk dihen.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin.