Gazeta Sinjali raportoi më herët për një person që dyshohej se kishte vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.
Për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Sipas tij, deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e personit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me rastin.