Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim fizik dhe psikik, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është F.M, 27-vjeçar.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 19:30, në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima ka deklaruar para Policisë se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga bashkëshorti i saj.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë testimit për alkool ka rezultuar me 0.99 promilë.

Në trajtimin e rastit ka qenë i pranishëm edhe punëtori social, ndërsa viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin në strehimore.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet ndalimi prej 48 orësh.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.