Lamtumira e fundit për Brahim Delijajn, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Kliçinë, do t’i jepet nesër.

Familja Delija ka njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet të mërkurën, më 19 gusht 2026, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Zajm.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Kliçinë, ku, sipas informacioneve fillestare, janë përfshirë disa automjete.

Delijaj, nga Klina, kishte pësuar lëndime të rënda dhe, përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.