Përveç arrestimit të tre të dyshuarve, aksioni kundër fajdes në Prizren ka rezultuar edhe me sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm provash dhe sendesh që pritet të jenë pjesë e hetimit.
Sinjali mëson se gjatë operacionit janë sekuestruar të holla, vetura, akte noteriale dhe prova digjitale, të cilat mund të ndihmojnë në dokumentimin e veprës penale për të cilën dyshohen të arrestuarit.
Aksioni ka nxjerrë në pah edhe elemente të tjera, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, përkatësisht kokainë dhe marihuanë.
Të gjitha këto materiale janë sekuestruar nga autoritetet për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetin e të dyshuarve dhe mënyrën e veprimit të tyre.
Sinjali raportoi ekskluzivisht se të arrestuarit janë Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.