Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës, duke e liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë, ku thuhet se vendimi është marrë sot, më 30 tetor 2026.

Ndërkaq, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në njoftim, Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë detyrë.