Ka nisur protesta në Pejë për drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta në vend.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarët e Arlindës, ndërsa qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin.

Protesta është organizuar nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si dhe të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.