Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Washingtoni” në Gjakovë, ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas Vlera Krasniqit, zëdhënëse për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën ‘Washingtoni’ në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë, deri më tani janë raportuar gjashtë persona me lëndime trupore”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë trajtuar rastin.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Aksident trafiku”, ndërsa një person është ndaluar për 48 orë.

Policia po vazhdon me procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.