Një mjet i pashpërthyer është gjetur në fshatin Gllarevë të Klinës gjatë punës me ekskavator.
Sipas Policisë së Kosovës, një dëshmitar e ka hasur mjetin të hënën rreth orës 17:00.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, të cilat e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.
Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë incident.