Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.
Kërkesa:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes
emailit: info@kosovopolice.com.