Hamëz Ismali, 80-vjeçari nga Ferizaj që ishte raportuar i humbur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, e cila njoftoi se 80-vjeçari u gjet pas kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.
Ismali aktualisht po merr trajtim mjekësor në një spital në Tiranë.
“Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim.
Shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, qytetarët, institucionet dhe të gjithë personat që kontribuuan në gjetjen e tij.