Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë, rreth orës 13:45.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.