Një gjest i rrallë ndershmërie është regjistruar në Gjakovë, ku një qytetar ka dorëzuar në Polici një zarf me 3,800 euro të gjetur nga bashkëshortja e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, më 6 gusht 2026, qytetari I. Fetahu ka dorëzuar në Stacionin Policor në Gjakovë zarfin, i cili ishte gjetur në një institucion publik.

Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se shuma ishte raportuar si e humbur më 4 gusht nga pronari i saj. Pas hetimeve, mjetet financiare i janë kthyer pronarit legjitim.

Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke e cilësuar veprimin e tyre si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit.