Një 35-vjeçare ka raportuar në Gjakovë se është dhunuar nga një 42-vjeçar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima M.J. është paraqitur në polici të dielën që lamë pas, ku ka shkuar së bashku me një dëshmitar, rreth orës 08:30.

Sipas denoncimit, krimi dyshohet se ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Për zbardhjen e rastit janë aktivizuar hetuesit, ndërsa është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda. Me udhëzimin e tij, është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në prani të avokatit mbrojtës.

S.G është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit që po trajton rastin, i cili po hetohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve.

Për shkak të natyrës së rastit, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e viktimës.