Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ku cak i hajdutëve këtë herë kanë qenë pajisjet për dimër.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pronari i një shtëpie ka raportuar në Polici se nga prona e tij janë vjedhur katër goma dimri me fellne, me vlerë rreth 250 euro.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka vërejtur se dera e bodrumit ishte thyer, ndërsa kishte dëmtime edhe në derën hyrëse të shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme.
Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”.
Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar.