Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj, ku një person i panjohur dyshohet se ka hyrë në një objekt fetar dhe ka vjedhur para.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 11:00.

I dyshuari dyshohet se ka hyrë në një xhami, ndërsa me një mjet të fortë ka hapur kasafortën dhe ka marrë një shumë parash.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.