Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i cili kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, kjo kërkesë për bashkëpunim mbështetet në urdhëresën e emëtuar nga Gjykata lidhur me seancën e caktuar më 10 Nëntor 2026.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë ata që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e tij, të njoftojnë menjë platformat zyrtare:
Email: info@kosovopolice.com
Stacioni policor: Të paraqiten direkt në stacionin më të afërt policor.
Policia siguron se çdo informacion nga qytetarët do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Ndaj Adnon Jasharit, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë më 22 tetor 2026, 15 vjet pasi u vra Diana Kastrati.