Njëri prej të dyshuarve në aksionin kundër fajdesë në Prizren ka tentuar të largohej me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa gjatë ikjes ka goditur edhe një këmbësor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, pasi ka tentuar të largohej, ka shkaktuar dy aksidente.

Fillimisht, gjatë ikjes me automjet, ai ka goditur një këmbësor në rrugë, ndërsa më pas ka shkaktuar edhe një aksident tjetër.

Rasti ka ndodhur gjatë aksionit të zhvilluar në Prizren ndaj disa personave të dyshuar për fajde. Për aksionin, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar se janë arrestuar gjithsej tre persona.