Një 26-vjeçar nga Obiliqi, i dënuar me burgim për një vepër penale që lidhet me narkotikët, është kapur nga Policia pasi ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Fisnik Bekteshin, nga fshati Breznicë i Obiliqit.
Bekteshi kërkohej për vuajtjen e dënimit prej një viti e nëntë muaj burgim, të shqiptuar ndaj tij për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 26-vjeçari është ndaluar më 7 shtator, rreth orës 18:00, ndërsa gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ishte aktiv urdhërarresti.
Pas kapjes, janë ndërmarrë procedurat për realizimin e urdhëresës, ndërsa Bekteshi është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtjen e dënimit me burg.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e tjera.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.