Ikja nga drejtësia i ka marrë fund një 35-vjeçari në Fushë Kosovë, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burgim.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Shaban Isejnin, i cili është arrestuar më 22 shtator, rreth orës 13:40, në rrugën “Karl Hermelesh” në Fushë Kosovë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, arrestimi është realizuar në kuadër të planit për ekzekutimin e urdhëresave ndaj personave të dënuar me mbi një vit burgim.
Ndaj Isejnit ishte aktive një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit prej 2 vjet e 8 muaj burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.