Inspektorati Qendror i Punës ka nisur inspektimin në Klan Kosova, pas pretendimeve për shkelje të të drejtave të punonjësve dhe dorëheqjeve të shtatë ish-punonjësve të këtij televizioni.

Sipas njoftimit, inspektimi është iniciuar pas pranimit të ankesave me shkrim, si dhe raportimeve publike lidhur me shqetësimet e ngritura nga ish-punonjësit për trajtimin e tyre në marrëdhënien e punës.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa në varësi të gjetjeve gjatë inspektimit do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Deri në përfundimin e procesit të inspektimit, pretendimet e ngritura mbeten çështje që do të trajtohen nga institucionet përgjegjëse.