Një 25-vjeçar, i cili po kërkohej nga Policia pas një rrahjeje të raportuar në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, është kapur në orët e para të mëngjesit të 17 shtatorit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Betim Bedrollin, 25 vjeçar

Rasti fillestar ishte raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:00, kur në Grackë të Vjetër kishte ndodhur një përleshje, ndërsa Bedrolli ishte identifikuar si i dyshuar.

Pas incidentit, ai nuk ishte hasur nga organet e rendit dhe ishte shpallur në kërkim policor.

Kërkimi ka zgjatur deri më 17 shtator, rreth orës 03:20, kur njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë.

Pas arrestimit, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me rekomandimin e të cilit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të përleshjes po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.