Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.

Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 23:45. I dyshuari dyshohet se e ka mbajtur viktimën pa dëshirën e saj në banesën e tij, ndërsa gjatë ngjarjes dyshohet se ka përdorur edhe forcë fizike ndaj saj.

"Gjilan / 19.06.2026 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.