Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 14:55.

“Prishtinë / 17.08.2026 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari m/k për arsye se i njëjti ishte kapur në flagrancë duke vjedhur nga një shtëpi pronarët e së cilës jetojnë jashtë shtetit”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.