Një rast i ngacmimit është raportuar më 10 tetor në Leposaviq, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për shqetësim të vazhdueshëm pas ndarjes.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se D. B ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti para rreth katër muajsh, por sipas saj, M. P vazhdon ta shqetësojë në mënyrë të përsëritur.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari dyshohet se shkon në shtëpinë e saj dhe e kontakton vazhdimisht përmes telefonit, pasi nuk pajtohet me vendimin e saj për t’u ndarë.

Njësitë hetimore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Sipas informatave të rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masë mbrojtëse.

Gjatë testimit, ai ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 1.43 promilë, ndaj është mbajtur përkohësisht, ndërsa deklarata e tij pritet të merret gjatë ditës.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim” dhe mbetet nën hetime.