Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicë të Veriut, ku një këmbësore është goditur nga një veturë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:10, një veturë Peugeot 406, e drejtuar nga Dejan Bogicevic, po lëvizte nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të rrethrrotullimit në Mitrovicë të Veriut.
Sipas dyshimeve fillestare, aksidenti ka ndodhur pikërisht para lokalit “Pelivan”, në vendkalimin për këmbësorë, ku vetura dyshohet se ka goditur S. B, e cila po tentonte ta kalonte rrugën.
Si pasojë e goditjes, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
Për rastin është njoftuar edhe gjyqtari kujdestar, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë nga njësia kompetente në Mitrovicë të Veriut.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.