Një grua ka raportuar se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh nga një person i panjohur me përmbajtje kërcënuese.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 23.08.2026 rreth orës 19:15, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Mitrovicë Veri / 23.08.2026-19:15. Me datë 24.08.2026 ankuesja femër ka raportuar, se në telefonin e saj ka pranuar një “sms” nga një person i panjohur, me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.