Raportimi i Gazetës Sinjali për personin që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti është raportuar sot, rreth orës 11:20, në rrugën “Mbreti Bardhyl”, ku në vendbanimin e tij është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Sipas Rugovës, vdekja është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në lokacion.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, nga burimet e saj është mësuar se personi që u gjet pa shenja jete është Besim Nushi.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale po vazhdojnë.