Para objektit të Qeverisë së Kosovës është vendosur një kordon policor, teksa në Prishtinë po zhvillohet protesta kundër aktgjykimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në hapësirën para objektit qeveritar, duke krijuar një perimetër sigurie.
Kjo masë sigurie është ndërmarrë në kohën kur protestuesit kanë lëvizur nga sheshi “Skënderbeu” dhe janë afruar drejt objektit të Qeverisë.
Protesta po vazhdon me pjesëmarrje të qytetarëve që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.