Një shtetas i Kosovës, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare për veprën penale “kontrabandim me migrantë”, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar më 21 gusht 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar më herët nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Policia ka njoftuar se ekstradimi është kryer në bazë të legjislacionit në fuqi dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.