Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Dragone, ka takuar sot gjeneral-majorin italian Roberto Vergorin, i cili pritet të marrë detyrën e komandantit të ardhshëm të KFOR-it në Kosovë.

Dragone ka vlerësuar përvojën dhe angazhimin e Vergorinit gjatë shërbimit të tij në Forcat e Armatosura të Italisë, duke theksuar vendosmërinë dhe aftësitë e tij drejtuese.

Sipas tij, këto cilësi janë të rëndësishme për detyrën e re që Vergorin do ta ushtrojë në Kosovë.

“KFOR shërben si një shtyllë e rëndësishme e Aleancës, në bashkëpunim me shumë nga Partnerët tanë. Nën mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një operacion për zbatimin e paqes dhe sot kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Dragone.