Një dasmë në fshatin Burojë të Skenderajt është shoqëruar me të shtëna mbrëmjen e së hënës, duke bërë që Policia të intervenojë në vendin ku po mbahej ahengu, mëson Sinjali.
Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 19:20, pasi Policia kishte marrë informacion se në një aheng familjar po dëgjoheshin të shtëna.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Zeqir Zeqiri rreth 49-vjeç, i cili njëherësh ishte edhe pronari i dasmës.
Me të mbërritur njësitë policore në lokacion, Zeqiri ka pranuar se kishte shtënë katër herë me a*më me gaz, në shenjë gëzimi.
Ai më pas e ka dorëzuar vullnetarisht a*mën, së bashku me një karikator, të cilat janë konfiskuar nga Policia. Në vendin ku dyshohet se janë kryer të shtënat janë gjetur edhe katër gëzhoja.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të amëve” dhe “Përdorim të amës”.
Pas përfundimit të procedurave, 49-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.