Një përleshje mes dy personave në Krushë të Madhe të Rahovecit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Armend Hoti, rreth 38-vjeçar., i cili dyshohet se ka therur me thikë Hazer Krasniqin, rreth 44-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 14:30, në afërsi të magjistrales në Krushë të Madhe.
Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, mes Hotit dhe H.Kfillimisht ka nisur një mosmarrëveshje verbale, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Gjatë konfliktit, Hoti dyshohet se ka përdorur një thikë, duke i shkaktuar H.K lëndime të rënda trupore.
I plagosuri është dërguar nga kalimtarët e rastit në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas mjekut kujdestar, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arrestuar Hotin dhe ka konfiskuar edhe mjetin që dyshohet se është përdorur në incident.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, Armend Hoti është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.