Detaje të reja kanë dalë lidhur me arratisjen e njërit prej të dyshuarve gjatë aksionit policor për fajde në Prizren.

Sinjali mëson nga burimet se bëhet fjalë për Beqir Selimin, i cili gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, fillimisht ka goditur me veturë një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Pas kësaj, Selimi ka vazhduar ikjen me veturë, duke goditur një automjet në një fshat të Prizrenit.

Arratisja e tij ka vazhduar edhe më tej, ndërsa në një fshat tjetër, i dyshuari ka goditur me veturë një këmbësore 17-vjeçare.

Pas veprimeve policore, Beqir Selimi është ndaluar dhe arrestuar.

Rasti ka ndodhur gjatë aksionit të zhvilluar sot në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”: Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.