Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut po vazhdojnë intensivisht, ndërsa aktualisht po zhvillohen veprime hetimore edhe në një lokacion të tretë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa deri më tani tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.
Prokuroria ka theksuar se deri më tani janë tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
“Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.“, thuhet në njoftim.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht identitetin e të arrestuarve. Bëhet fjalë për Jugoslav Radojević, Momir Jakšić dhe Miljko Biševac.