Një 40-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, kur njësitet policore kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore.

Sipas informacioneve të Policisë, gjatë verifikimit dhe kontrollit të shoferit, të identifikuar me inicialet A.J., 40 vjeç, është gjetur një armë zjarri, për të cilën ai posedonte leje.

Pavarësisht kësaj, pas procedurave përkatëse, Policia ka sekuestruar armën dhe dhjetë fishekë.

“Më datën 07.11.2026, rreth orës 21:40, njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.