Një person është ndaluar për 48 orë në vazhdën e veprimeve policore të zhvilluara pas aksionit të djeshëm në Prizren, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për fajde.
Sinjali mëson nga burimet se bëhet fjalë për Muhamet Selimin, djalin e Fadil Selimit, i cili është njëri prej tre personave të arrestuar gjatë aksionit nën dyshimet për veprën penale “Fajdeja”.
Sipas burimeve të Sinjalit, Muhamet Selimi është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Dyshimet për përfshirje të substancave narkotike kanë qenë gjithashtu pjesë e kontrolleve të zhvilluara gjatë aksionit të djeshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.
Ndërkohë, gjatë aksionit të djeshëm për rastin e fajdesë në Prizren, policia arrestoi Fadil Selimin, Beqir Selimin dhe Arsim Doganin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.