Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se, pasi kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në pronën e tij, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë edhe pronën e një personi tjetër.
Rasti është raportuar më 11 shtator 2026, rreth orës 15:30, dhe nga Policia është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte djegur disa mbeturina në pronën e tij, por zjarri më pas ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur në pronën e ankuesit, po ashtu mashkull kosovar.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.