Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15 tetor në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:40, N.K. ka raportuar në Polici se djali i saj, O.K., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe duke e kapur për fyti.
Sipas deklarimit të viktimës, edhe më herët kishte pasur raste të dhunës fizike dhe psikike nga ana e të dyshuarit.
Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në rast janë përfshirë njësitë relevante policore dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, O.K. është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.